Sarri drejt largimit!

Futboll

Sarri drejt largimit!

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:25
Claudio Lotito

Humbja në shtëpi 1-2 përballë Udineses ishte e treta radhazi për Lazion dhe e katërta në 5 ndeshjet e fundit, me kryeqytetasit që tashëm kanë mbetur në vendin e 9 dhe shumë larg zonës Champions në renditjes.

Disfata e të hënës në mbrëmje nuk është pritur aspak mirë nga presidenti Claudio Lotito, që fill pas ndeshjes ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka urdhëruar skuadrën të hyjë në grumbullim deri në fund të javës, kur të jetë luajtur edhe ndeshja me Frosinonen.

Ndërkohë, ‘me valixhe në duar’ është edhe trajneri Maurizio Sarri, pasi në Itali janë të shumtë ata që pranojnë se cikli i trajnerit toskan në stolin e Lazios ka përfunduar tashmë.

Sarri është shfaqur vazhdimisht nervoz në aventurën e tij kryeqytetase, duke shpërthyer herë ndaj presidentit, herë ndaj drejtuesve, e herë ndaj Federatës për kalendarin. Megjithatë së fundi trajneri nuk po arrin të menaxhojë raportet as me një pjesë të futbollistëve, të cilët duket se nuk e ndjekin më si më përpara.

Tashmë topi është në këmbët e Lotitos, që ka vendosur të presë edhe ndeshjen me Frosinonen, ku çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të përkthehej në shkarkimin e menjëhershëm të Sarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat