Ambasadori gjerman i uron mirëseardhje dhe suksese trajnerit të ri të Kosovës

Futboll

Ambasadori gjerman i uron mirëseardhje dhe suksese trajnerit të ri të Kosovës

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:13
Pamje nga një foto e përbashkët

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde i ka uruar mirëseardhje selektorit të ri të Kosovës, Franco Foda.

Ambasadori e priti në zyrën e tij trajnerin e ri të “Dardanëve”, për të cilin thotë se diskutuan për sfidat aktuale dhe për perspektivat e ekipit kombëtar të Kosovës.

Si tifoz i madh i futbollit, Rohde ia shprehu mbështetjen e tij trajnerit Foda, i cili do t’i prijë Kosovës duke filluar nga dy miqësoret e marsit, kundër Armenisë dhe Rumanisë.

Trajneri gjerman u emërua pak javë më parë nga Federata e Futbollit të Kosovës për t’ju prirë Verdhekaltërve në sfidat e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat