Do të gjykohet këtë muaj në Brazil për përdhunimin e shqiptares

Futboll

Do të gjykohet këtë muaj në Brazil për përdhunimin e shqiptares

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:07
Robinho

Edhe pse ka katër vjet që braziliani Robinho është dënuar me 9 vite burg si pasojë e përdhunimit të një vajze shqiptare kur ishte pjesë e Milanit, ish-sulmuesi nuk ka bërë asnjë ditë ende në qeli.

Për këtë situatë ka folur presidenti i Brazilit, Lula.

Sipas tij, Robinjo duhet të vuajë 9 vite burg. Një dënim i konfirmuar në apel më 2020, që më pas u bë përfundimtar nga Gjykata Italiane e Kasacionit më 2022.

“Robinjo është dënuar tashmë në Itali dhe duhet ta kishte vuajtur dënimin e tij këtu. Ai do të gjykohet këtë muaj dhe shpresoj të paguajë çmimin për papërgjegjshmërinë e tij, – tha Lula në një intervistë televizive. – Përdhunimi është akt i pafalshëm, një krim.

Të gjithë njerëzit që kryejnë krimin e përdhunimit duhet të shkojnë në burg. Robinho ishte më me fat se 99% e të rinjve brazilianë, ai fitoi shumë para dhe u bë shumë i famshëm. Nuk kishte nevojë ta bënte këtë”.

Sipas dënimit, ish-sulmuesi brazilian i Milanit, Real Madridit, Manchester City, ndër të tjera, dhe pesë bashkatdhetarët e tij e kishin shtyrë “viktimën” e tyre (një vajzë e re shqiptare, e takuar në një festë ditëlindjeje) të pinte “deri në atë pikë sa të ishte pa ndjenja dhe e paaftë për të mbrojtur veten, më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat