Plas te Milani

Futboll

Plas te Milani

Më: 12 mars 2024 Në ora: 19:59
Logo e AC Milan

Plas në shtëpinë e Milanit. Drejtuesi actual i kuqezinjve, Giorgio Furlani nën hetim, ashtu  si dhe paraardhësi i tij Ivan Gazidis.

Organet përkatëse kanë zbarkuar në ambjentet e klubit dhe kanë nisur punën. Padyshim një pasdite e ngjeshur në botën e kuqezinjve, ku lajmi i dy të dyshuarve po merr një rëndësi të madhe. Linja e hetimit i referohet gjithmonë transferimit të korporatës midis fondit Elliott dhe RedBird, i cili u zhvillua në fund të gushtit 2022.

Kontrollet, përveç në Casa Milan (ku u sekuestruan dokumente dhe u kopjuan të dhënat e pranishme në kompjuterë dhe telefona), u kryen edhe në ambjente private.

 “Përsa i përket bastisjes që u bë sot në selinë e saj, kompania AC Milan nuk ka lidhje me procedimin në vazhdim në lidhje me blerjen, të përfunduar në gusht 2022. Hetimi, ku përfshihen edhe përfaqësuesit ligjorë me fuqi nënshkrimi, Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, CEO aktual dhe i mëparshëm i Klubit, hipotezojnë komunikime të pasakta me autoritetin mbikëqyrës kompetent. Kompania po ofron bashkëpunim të plotë me autoritetin hetues".

Kështu lexohet në një shënim të lëshuar nga Milani pas kontrollit të sotëm të Policisë Financiare në selinë e klubit dhe regjistrimit të drejtorit aktual Giorgio Furlani në regjistrin e të dyshuarve, së bashku me ish-drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis, për pengim të veprimtarisë së mbikëqyrjes nga ana e FIGC-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat