Finalja e sezonit

Futboll

Finalja e sezonit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:35
Tirana

Tirana do të rikthehet në “Air Albania”.

Klubi bardheblu ka marrë vendimin përfundimtar në dakordësi me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Faza finale e sezonit i sheh kryeqytetasit jashtë Final Four dhe kërkojnë me çdo kusht të bëhen pjesë e 4 më të mirëve.

E rradhës që hap fazën e 4-të është derbi me Dinamon dhe do të luhet në impiantin modern të kryeqytetit.

Pas 2 barazimeve në Elbasan Arena me Laçin dhe Egnatian, Tirana vendos të kthehet në kryeqytet pas shtegtimit jashtë saj.

Ndeshja do të luhet të dielën në orën 17:00 dhe fitorja është kusht për të besuarit e Erbim Fagut të cilët duan të rikthehen te 3 pikët pas 5 javëve shterpë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat