Interi duhet të thyejë tabunë spanjolle

Futboll

Interi duhet të thyejë tabunë spanjolle

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:08
Pamje nga ndeshja

Kjo mes Atletikos dhe Interit do të jetë ndeshja e tretë zyrtare mes të dyja skuadrave.

Në dy të mëparshmet bilanci është i njëjtë me 1 fitore për secilën skuadër. Sot është e treta e vërteta që do të përcaktojë ekipin çerekfinalist të radhës. Interi duhet të thyejë tabunë spanjolle.

* Interi nuk fiton në transfertë ndaj skuadrave spanjolle prej 10 ndeshjesh radhazi në Champions. Ka arritur të marrë 3 barazime dhe 7 humbje. Fitorja e fundit është në vitin 2004, 5-1 kundër Valencias.

* Humbja 1-0 e Atletikos së Madridit ishte e gjashta për “Los Kolçoneros” në sfidat e para me eliminim direkt në Champions. Ka kaluar turin në 2 raste kundër Leverkusenit dhe Barcelonës, por është eliminuar në 3 të tjera: Real, Chelsea dhe Siti.

* Interi ka superuar 7 nga 8 ndeshjet me eliminim direkt në Champions kur ka fituar ndeshjen e parë. Eliminimi i fundit ka qenë në çerekfinalet e sezonit 2005-2006 kundër Vijarealit.

* Që kur ka mundur Liverpulin 3-2 në marsin e vitit 2020, Atletiko ka shënuar vetëm 3 gola në 8 ndeshjet me eliminim direkt. Nuk ia ka dalë të shënojë në 5 ndeshje, përfshirë edhe 3 të fundit (dy me Sitin dhe 1 me Interin në ndeshjen e parë).

* Interi kërkon të arrijë çerekfinalet e Champions-it për të tretin vit radhazi në Champions. E ka bërë në 2004-2005/2005-2006 dhe 2009-2010/ 2010-2011.

* Interi është e pamposhtur në 7 ndeshje në Champions pasi humbi finalen në sezonin e kaluar. Ecuria më pozitive ka qenë nga dhjetori i vitit 2003 deri në marsin e vitit 2005 me 9 ndeshje pa humbje.

* Atletiko e Madridit nuk ka tentuar asnjë goditje në portën e Interit në ndeshjen e parë. Hera e fundit kur një skuadër nuk ka bërë goditje në portë pas një turi ka qenë në 2003-2004, kur Deportivo u eliminua nga Porto.

* Kjo është ndeshja e 50-të shtëpiake e Simeones në pankinën e Atletikos së Madridit në Champions. Ai ka humbur vetëm 5, ndërsa ka fituar 31 dhe 13 barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat