Suedi - Shqipëri, ish-sulmuesi i Milanit fton 26 futbollistë

Futboll

Suedi - Shqipëri, ish-sulmuesi i Milanit fton 26 futbollistë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:56
Lista

Jon Dahl Tomasson ka publikuar listën e lojtarëve të Suedisë për dy miqësoret kundër Portugalisë (21 mars) dhe Shqipërisë (25 mars).

Ndeshje gjatë së cilave ish-sulmuesi danez i Milanit do të debutojë në pankinën e Blagult.

47-vjeçari ka ftuar plot 26 futbollistë për takimet ndaj luzitanëve të Cristiano Ronaldos dhe kuqezinjve të Sylvinhos.

Suedi-Shqipëri është programuar për të hënën e 25 marsit në “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00.

Kjo përballje, bashkë me Kili-Shqipëri (22 mars),.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat