Atletico me penallti eliminon Interin! Dortmundi në çerekfinale

Futboll

Atletico me penallti eliminon Interin! Dortmundi në çerekfinale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 mars 2024 Në ora: 20:46 Përditësuar në ora: 23:44 më 13.03.2024
Pamje nga ndeshja Atletico - Inter

Oblak - trim i ndeshjes

Atletico ngadhënjeu me penallti me rezultat 3:2 ndaj Interit.

Portieri Oblak është trim i mbrëmjes, priti dy penallti të Interit.

Atletico Madridi ishte në epërsi me 2:1 në kohën e rregullt ndaj Interit.

Atletico - Inter 2:1 – 3:2 me penallti

Shënues: Griezmann (35'), Depay (87') - Dimarco (33').
Kartona të verdhë: Hermoso, Koke - Calhanoglu, Acerbi, Bisseck.
Atletico: Oblak, Saviq, Witsel, Hermoso, Molina (Barrios 79'), Samuel Lino (Riquelme 71'), Koke, M. Llorente (Azpilicueta 99'), de Paul (Correa 71'), Griezmann (NIguez 106') dhe Morata (Depay 79').
Inter: Sommer, Pavard, de Vrij, Bastoni (Acerbi 73'), Calhanoglu, Dumfries (Darmian 73'), Barella (Frattesi 84'), Mkhitaryan (Klaassen 111'), Dimarco (Bisseck 85'), Thuram (Sanchez 102') dhe Lautaro Martinez.

Dortmundi - PSV 2:0

Shënues: Sancho (3'), Reus (90+5').
Kartona të verdhë: Nmecha, Sule.
Dortmundi: Kobel, Sule, Can, Hummels, Maatsen, Sabitzer, Ozcan, Malen (Adeyemi 70'), Brandt (Nmecha 58'), Sancho (Reus 75') dhe Füllkrug.
PSV: Benitez, Teze, Schouten, Boscagli, Dest, J. Veerman (Pepi 82'), Til (Lozano 46'), Mauro Junior (Babadi 86'), Bakayoko, L. de Jong dhe M. Tillman.

Ballafaqimi mes Atleticos dhe Interit shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta pasi që sfida e parë në Milano ishte fituar me 1:0 nga skuadra italiane. 

As vazhdimet nuk e përcaktuan fituesin.

Me penallti doli më i suksesshëm Atletico.

Në minutën e 33-të, shpërthen festa e Interit në Madrid. Federico Dimarco ka realizuar nga rreth 10 metra për 0:1.

Kjo festë nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta (35’), Antoine Griezmann i vetmuar ka shënuar për 1:1.

Në minutën e 85-të, Depay i pafat, shtylla ia mohoi golin.

Pas dy minutave (87’) Depay nga rreth 11-12 metra me goditje përtokë e shënoi në këndin e djathtë, 2:1 për Atleticon.   

Penalltitë, për Interin shënuan: Calhanoglu, Acerbi; dështuan Sanchez, Klaassen e Lautaro dhe për Atleticon realizuan Depay, Riquelme, Correa, dështoi Niguez. 

Dortmundi e ka mposhtur me rezultat 2:0 PSV-në dhe u kualifikuan në çerekfinale.

Në minutën e 3-të, Jadon Sancho kalon në epërsi Dortmundin. Gjithçka vuloset në minutën e 90+5, Marco Reus shënoi për 2:0.

Dortmundi, në sfidën e parë ka barazuar 1:1 në konak të skuadrës holandeze dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 shkoi më tutje.

Dortmundi kualifikohet në çerekfinale

(E plotësuar) - 120' Fundi i vazhdmeve dy herë nga 15 minuta.

117' Duklet se po shkon në penallti?

112' Klaassen futet në lojë.

108' A do të kemi penallti sonte?

105' Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

Atletico - Inter 2:1

Shënues: Griezmann (35'), Depay (87') - Dimarco (33').

Kartona të verdhë: Hermoso, Koke - Calhanoglu, Acerbi, Bisseck .

Atletico: Oblak, Saviq, Witsel, Hermoso, Molina (Barrios 79'), Samuel Lino (Riquelme 71'), Koke, M. Llorente (Azpilicueta 99'), de Paul (Correa 71'), Griezmann (NIguez 106') dhe Morata (Depay 79').
Inter: Sommer, Pavard, de Vrij, Bastoni (Acerbi 73'), Calhanoglu, Dumfries (Darmian 73'), Barella (Frattesi 84'), Mkhitaryan (Klaassen 111'), Dimarco (Bisseck 85'), Thuram (Sanchez 102') dhe Lautaro Martinez.

Dortmundi - PSV 2:0

Shënues: Sancho (3'), Reus (90+5').

Kartona të verdhë: Nmecha, Sule.

Dortmundi: Kobel, Sule, Can, Hummels, Maatsen, Sabitzer, Ozcan, Malen (Adeyemi 70'), Brandt (Nmecha 58'), Sancho (Reus 75') dhe Füllkrug.
PSV: Benitez, Teze, Schouten, Boscagli, Dest, J. Veerman (Pepi 82'), Til (Lozano 46'), Mauro Junior (Babadi 86'), Bakayoko, L. de Jong dhe M. Tillman.

104' Calhanoglu ndëshkohet me karton të verdhë.

100' Interi po e kërkon e golin e barazimit.

95' Rezultati 2:1 për Atleticon.

Atletico - Inter në vazhdime.

90+5 Reus shënon, Dortmundi fiton me rezultat 2:0 ndaj PSV-së.  90' Atletico - Inter në vazhdime?

Pas dy minutave (87’) Depay nga rreth 11-12 metra me goditje përtokë e shënoi në këndin e djathtë, 2:1 për Atleticon.   

85' Depay i pafat, shtylla ia mohoi golin.

85' Interi është afër çerekfinales.82' Po vijnë minutat e fundit.

77' Fullkrug shënon për 2:0 për Dortmundin por anulohet goli i tij.

73' Ndeshje me emocione.

69' Ende pa ndryshime të rezultatit në pjesën e dytë.

63' Atletico e do golin e radhës.

58' Atletico në presion.54' Lojëra të mira.

50' Interi po luan mjaft mirë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundojnë pjesët e para.

43' Interi po e ndjen presionin.

40' Atletico kërkon golin e epërsisë.37' Lojë e bukur në Madrid.

35' Gol pas goli brenda tre mninutave, Antoine Griezmann i vetmuar ka shënuar për 1:1. 

33' Shpërthen festa e Interit në Madrid. Federico Dimarco ka realizuar nga rreth 10 metra për 0:1.

29' Morata gpdet me kokë por portieri Sommer e kap topin. 

28' Interi po shfaqet i rrezikshëm.23' Lojë e hapur në Madrid.

20' Ndeshje e fortë në Madrid.

15' Nuk ka ende gola në Madrid.

13' Denzel Dumfries (Inter) nuk realizon, pasi që portieri vendas reagon mirë.

11' Interi po mbrohet mirë.

9' Vetëm një gol.6' Interi ka presionin mbi supet e veta.

5' Samuel Lino (Atl. Madrid) pati rast të mirë por portieri Yann Sommer reagon bukur.

4' Ndeshje të mira..

3' Jadon Sancho kalon në epërsi Dortmundin. 

1' Fillon ndeshja.

Atletico dhe Dortmundin kanë përparësinë e terrenit.

Formacionet e sfidës Borussia Dortmund - PSV

Spektakël pritet edhe në sfidën, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, që sfidojnë në “Signal Iduna Park”, “gjigantët” holandezë, të PSV Eindhoven, në sfidën e kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku në impantin gjerman luhet gjithçka për një biletë çerekfinaleve, me sfidën e parë në Holandë, të përfunduar, me rezultatin e barabartë, 1:1.

Sa i përket formacioneve tekniku Edin Terzic i ka rreshtuar “Verdhezinjtë” e tij, me forumlën e zakonshme, , ku në portë si zakonish është “gardiani”, Gregor Kobel. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Niklas Sule dhe Ian Maatsen, me qendrën që mbulohet nga Emre Can e Mats Hummels.

Më të tërhequr në mesfushë janë vendosur Salih Ozcan e Marcel Sabitzer, me sulmin që përbëhet nga Jadon Sancho, Julian Brandt e Donyell Malen, ndërsa në sulm është vendosur i vetëm “bomberi” Niclas Fullkrug.

Në krahun tjetër, tekniku i PSV, Peter Bosch ka preferuar të përdorë formacionin, 4-3-3, ku në portë si zakonshit është vendosur “shtatlarti”,Walter Benitez.

Në krahët e mbrojtjes janë Sergino Dest e Jordan Teze, me qendrën që mbulohet Olivier Boscagli e Jerdy Schouten. Në mesfushë janë vendosur Guus Til, Joey Veerman e Muaro Junior, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Malik Tillman, Luuk de Jong e Johan Bakayoko.

Formacionet Atletico Madrid - Inter

Mund të quhet padyshim përballja më e nxehtë e fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me  “Zikaltërit” e Inter, të avantazhuar nga një gol i “bomberit” austriak, Marko Arnautovic do të kërkojnë çerekfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, ndaj “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, në arenën e “Metropolitano”.

Sa i përket formacioneve, tekëniku, Diego Simeone i ka rreshtuar “Bardhekuqtë” e tij, me formulën e zakonshme,5-3-2, ku në portë si zakonisht është vendosur “gardiani”, Jan Oblak. Nw krahwt e mbrojtjes janw Lino e Molina, me qendrwn qw mbulohet nga Hermoso, Witsel e Savic.

Nw mesfushws vendosen De Paul, Koke e Llorente, me sulmin qw pwrbwhet nga “yjet” Antoine Griezmann e Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, strategu italian, Simone Inzaghi i kundërpërgjigjet, me 3-5-2, ku në portë nuk mund të mungojë “helveti”, Yann Sommer. Përballë tij në mbrojtje pritet të rreshtohen, Pavard, De Vrij e Bastoni, ku nga krahët në mesfushë do të ndihmojnë, Dumfries e Dimarco.

Loja do të “dirigjohet” nga tre të përhershmit, Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan e Hakan Calhanoglu, me sulmin që udhëhiqet nga “ylli” francez, Marcus Thuram dhe kapiteni “El Toro” Martinez.

Interi në presion të Atletico Madridit e PSV të Dortmundit

Sonte do të mësohen emrat e dy çerekfinalistëve të Champions League në futboll.

Atletico sfidën e parë e ka humbur me rezultat 1:0 nga Interi në stadiumin “San Siro”.

Dortmundi ka luajtur baras (1:1) në konak të PSV-së.

Sonte, Atletico dhe Dortmundin kanë përparësinë e terrenit.

Atletico - Inter

Atletico: Oblak, Saviq, Witsel, Hermoso, Molina, Samuel Lino, Koke, M. Llorente, de Paul, Griezmann dhe Morata.
Inter: Sommer, Pavard, de Vrij, Bastoni, Calhanoglu, Dumfries, Barella, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram dhe Lautaro Martinez.

Dortmundi - PSV

Dortmundi: Kobel, Sule, Can, Hummels, Maatsen, Sabitzer, Ozcan, Malen, Brandt, Sancho dhe Füllkrug.
PSV: Benitez, Teze, Schouten, Boscagli, Dest, J. Veerman, Til, Mauro Junior, Bakayoko, L. de Jong dhe M. Tillman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat