El Choli komplimentoi djemtë e tij

Futboll

El Choli komplimentoi djemtë e tij

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:11
Diego Simeone

Diego Simeone e shijoi në maksimum kualifikimin drithërues në çerekfinalet e Champions League.

Atletico e tij eliminoi Interin e fortë të Simone Inzaghit falë penalltiva, me sllovenin Oblak që “fluturoi” të goditjet e Alexis Sanchez dhe Klassen.

El Choli komplimentoi djemtë e tij, vlerësoi kundërshtarët, teksa theksoi se në Metropolitano rivalët vuajnë gjithmonë.

“Jam shumë i lumtur për tifozët, lojtarët dhe njerëzit tanë. E merituam fitoren ndaj një skuadre shumë të fortë.

Desh vdiqa kur Riquelme humbi atë rast, por ne i besuam penalltinë e rëndësishme në fund. U përqendrua dhe shënoi.

Kështu është edhe jeta, nuk fiton i njëjti gjithmonë. Vinim nga dy humbje të rënda, por kam djem me zemër të madhe.

Pastaj, tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm. Nuk është e thjeshtë të përballesh me ne në këtë stadium”, theksoi tekniku argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat