Kombëtarja e Belgjikës rinovon kontratën e Tedescos

Futboll

Kombëtarja e Belgjikës rinovon kontratën e Tedescos

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:28
Domenico Tedesco

Tashmë është zyrtare, Domenico Tedesco ka rinovuar kontratën me Belgjikën deri në vitin 2026.

Trajneri italian, i emëruar si trajneri i Belgjikës në shkurt të vitit 2023, do të vazhdojë aventurën e tij në krye të “Djajve të Kuq”.

“Për mua është një privilegj dhe një nder i madh të jem trajner i kombëtares belge. Të gjithë ne në ekipin teknik e shijojmë shumë këtë detyrë.

Puna me ekipin, por edhe me të gjithë punonjësit e federatës, është fantastike.

Unë përshtatem 100% me këtë kopmbëtare, për këtë arsye jam shumë i lumtur, po vazhdojmë rrugën që kemi zgjedhur së bashku”, është shprehur ai pas rinovimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat