Zhgënjim i madh!

Futboll

Zhgënjim i madh!

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:31
Pamje nga ndeshja

Interi iu afrua shumë kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, por nënkampionët e Europës nuk u treguan gjakftohtë në goditjet e penalltive.

Dhe në fund pati festë “Colchoneros”, me Atleticon e Diego Simeones që avancoi mes tetë ekipeve më të mira të kontinentit të vjetër.

Portieri i skuadrës zikaltër, Yann Sommer, i cili priti penalltinë e Saul Niguez, theksoi në deklaratën e shkurtër pas ndeshjes se ai dhe shokët e skuadrës duhet të përqendrohen në fitimin e titullit kampion.

“Çfarë na mungoi për t’u kualifikuar? Ndoshta pak fat, por është edhe faji ynë që nuk shënuam më shumë gola duke mos shfrytëzuar rastet që kishim.

Ky është Championsi, kompeticion ku niveli është shumë i lartë. Me njëri-tjetrin folëm që jemi një skuadër e fortë dhe që na presin shumë ndeshje përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat