Lista e Shqipërisë, nga Muja e Daku, te Manaj e Broja, kë la jashtë

Futboll

Lista e Shqipërisë, nga Muja e Daku, te Manaj e Broja, kë la jashtë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:31
Lista dhe Sylvinho

Trajneri Silvinjo publikoi 26 futbollistët që do të jenë pjesë për dy miqësoret e marsit, ndaj Kilit dhe Suedisë.

Kishte shumë risi kjo listë, ku binin në sy rikthimet e Rei Manajt dhe Armando Brojës, por edhe Marash Kumbulla.

Po ashtu, një rikthim ishte edhe ai i Naser Alijit, i cili kishte kohë që nuk ishte pjesë e grupit kuqezi.

Risia e madhe e kësaj liste është ardhja e lojtarit nga Kosova Arbër Hoxha, i cili luan në kampionatin kroat.

Ai nuk preferoi Kosovën, por zgjodhi të luante për Shqipërinë.

Silvinjo ka lënë jashtë disa lojtarë që ishin protagonistë në eliminatore. Gjasula, Muja, Daku, por edhe Ajeti nuk janë pjesë e Kombëtares për këto dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat