Immobile sulmohet verbalisht nga një tifoz në sytë e djalit

Futboll

Immobile sulmohet verbalisht nga një tifoz në sytë e djalit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:01
Ciro Immobile e Sarri

Nuk është më vetëm një protestë e kufizuar në rrjetet sociale.

Këtë herë Ciro Immobile është sulmuar verbalisht nga një tifoz.

Ndodhi në mes të trafikut, protagonisti i episodit të pakëndshëm ishte një tifoz i Lacios. Por e keqja është se edhe pse kapiteni u ofendua në publik, përballë djalit të vogël, askush nuk ndërhyri për të qetësuar agresorin.

Të mërkurën pasdite, Imobile ishte në makinë me Matian, djalin e tij 4 vjeç e gjysmë dhe, në trafik, një burrë doli nga makina e tij dhe ofendoi lojtarin bardhekaltër, i cili nuk donte të reagonte për të mos rrezikuar situata degjeneruese.

Të enjten, Xhesika, gruaja e tij, gjithashtu është sharë në rrugë.

Pak muaj më parë Imobile kishte shfaqur një pakënaqësi të caktuar për shkak të kritikave të shumta të marra në rrjetet sociale.

Në realitet, në stadium, sulmuesi (206 gola me Lazion, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit) ka qenë gjithmonë i mbështetur nga njerëzit.

Megjithatë, shumë tifozë janë bindur se Imobile, ashtu si shoku i tij i skuadrës, Luis Alberto, i kanë kthyer shpinën Maurizio Sarrit, duke e shtyrë atë të japë dorëheqjen. “Gjithmonë e kam vënë veten në dispozicion të Sarrit – tha sulmuesi në rrjetet sociale në përgjigje të kritikave –. Asnjëherë nuk më ka munguar angazhimi. Për momentin po zhvillohet një fushatë denigruese ndaj meje, nuk e pranoj”.

Megjithatë, tensioni sa vjen e shtohet dhe Imobile po bindet gjithnjë e më shumë se do të largohet nga Roma në verë. Fakti është se tensioni rreth tij po rritet. Dhe nuk kufizohet më në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat