Llapi me mungesë të madhe ndaj Ballkanit

Futboll

Llapi me mungesë të madhe ndaj Ballkanit

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:40
Muhamet Hyseni

Ballkani dhe Llapi do të përballen sot (e shtunë) në kuadër të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës.

Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit pritet të jetë në këtë ndeshje, pasi kjo përballje mund të vendos se cili ekip do të jetë lider i tabelës.

Duke parë rëndësinë e duelit, dy skuadrat pritet të luajnë me lojtarët më të mirë për të fituar pikët maksimale që në fund mund ta bëjnë diferencën.

Megjithatë, Llapi ka një mungesë të madhe ndaj kampionit aktual sepse Muhamet Hyseni do të mungojë për shkak të numrit të kartonëve. Ai mori kartonin e 4 të verdhë në ndeshjen ndaj Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat