I shqetësuar për ata që nuk luajnë

Futboll

I shqetësuar për ata që nuk luajnë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:44
Lista e Shqipërisë

Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli në konferencë për shtyp para grumbullimit të ekipit për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më datë 22 dhe 25 mars. Tekniku i kuqezinjve shpjegoi me më shumë detaje emrat në listën e të grumbulluarve.

Muja dhe Daku jashtë, dhe grumbullimi për Arbër Hoxhën? “Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë.

Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë herë të parë me mua si Manaj, për Brojën është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua.

“Jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës në ofensive dhe në aspektin difensiv. Kemi pasur një nga mbrojtjet më të forta, të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar në fazën defensive. Lojtarin e vëzhgojmë në çdo moment të stërvitjes dhe jo vetëm në ndeshje, është një proces që nis sapo vjen lojtari.

Ne nuk i cilësojmë ndeshjet si miqësore dhe kemi kundërshtarë të fortë përballë, luajmë kundër Kilit me lojtarë të fortë. Kanë emra si Sanchez apo Vargas. Të njëjtën mund të them edhe për Suedinë, janë të fortë individualisht me lojtarë që luajnë në klube si Manchester United, Atalanta, Tottenham”.

“Kur punojmë për ndeshjen nuk futemi për të barazuar, por për të fituar, nuk bëj llogari. E mbaj mend në ndeshjen me Moldavinë kur më thonin se na duhet vetëm një pikë, por nuk mendoj kështu kur futem në ndeshje.

Ne punojmë për të fituar, pastaj mund të barazojmë apo humbasim. Ajeti dhe Ismajli janë të dëmtuar, kemi folur me doktorët dhe me vetë lojtarët. Iu vjen keq, por nuk mund të rrezikojmë. Tani rikthehet Kumbulla, është Mersinaj Veseli duhet t’i shohim të gjithë. Punohet për të fituar, unë nuk e njoh fjalën miqësore”.

A do luani me dy sulmues meqë janë grumbulluar shumë të tillë, po për rinovimin? “Është një moment i rëndësishëm për të vëzhguar lojtarë, në kombëtare nuk mund të humbet kohë, çdo stërvitje ka rëndësi. Në çdo stërvitje provojmë dhe do të shohim ku lojtarët gjenden mirë me njëri-tjetrin, të shohim.

Kontrata? Kemi një raport shumë të mirë me Federatën, por ne të gjithë mendojmë për Europianin. Ka shumë punë për të bërë, pas këtyre miqësoreve do të flasim më shumë edhe për kundërshtarët në grupe. Ne mendojmë të gjithë për Europianin, nuk ka kohë për këtë situatë”.

Lojtarët që nuk luajnë më rregullisht, Bajrami, Seferi, Kumbulla apo Broja, ju shqetëson kjo situatë? “Nuk mund të them që jo, por kështu është jeta e një futbollisti. Sa më shumë të luaj aq më mirë, por nuk i them lojtarëve të ndryshojnë apo jo skuadër. Sepse sa më shumë të luajë aq më mirë vjen në kombëtare. Por, nuk kam çfarë të bëj. Nuk them se nuk më shqetëson, më shqetëson”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat