Jashtë listës nga Silvinjo, shqiptari idhull në Indi

Futboll

Jashtë listës nga Silvinjo, shqiptari idhull në Indi

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:52
Armando Sadiku

Jashtë listës nga Silvinjo, idhull në Indi!

Armando Sadiku po merr vëmendjen maksimale në kampionatin indian, atje ku së fundmi është kthyer në një idhull për tifozërinë e skuadrës së tij Mohun Bagan.

Sulmuesi shqiptar, autor i golit të vetëm në Euro2016, edhe pse ka shënuar rregullisht, teksa dy gola shënoi vetëm pak ditë më parë, nuk u preferua nga Silvinjo as për dy miqësoret e marsit, duke lënë të kuptohet kështu se ai me Kombëtaren e ka mbyllur.

Por për tifozët indianë pak rëndësi ka, ata e duan Sadikun, madje kanë filluar të thurrin edhe këngë. Videoja e mëposhtme e tregon më së miri se si Sadiku është bërë idhull për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat