Sylvinho: Të luftojnë për Euro 2024

Futboll

Sylvinho: Të luftojnë për Euro 2024

Më: 16 mars 2024 Në ora: 12:14
Daku

Gjatë konferencës për shtypin përpara miqësoreve me Kilin (22) dhe Suedinë (25), Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, preku disa tema të ndryshme.

“Po, pres që lojtarët të zbresin në fushë dhe të bëjnë mirë, shumë mirë. Kemi lojtarë që njihen, por kemi edhe lojtarë që luajnë në klube më të vogla. Të cilët mund të shpërthejnë, si në rastin e Asanit. Mund të kemi surpriza.

Kjo është ëndrra e çdo trajneri: të marrë një lojtar dhe të rrisë nivelin e tij. Do të kemi surpriza. Ai që kam në mendje, që mund të më surprizojë, është ende i vogël. Vetëm 14 vjeç.

Duhet të vijojmë të menaxhojmë lojtarët siç kemi bërë deri tani. Kjo është puna. Edhe gjatë eliminatoreve kishim lojtarë që nuk luanin në klubet e tyre, por e menaxhuam situatën.

Berisha, Strakosha dhe Kastrati, i kam grumbulluar të tre. Ka luajtur Berisha, por edhe Strakosha. Të dy kanë bërë mirë, kanë zhvilluar paraqitje pozitive.

Kastratin doja ta shihja me Bullgarinë, por e kapi gripi, më vjen keq. Pasi doja ta shihja në fushën e lojës. Duhet t’i menaxhojmë dhe t’i përmirësojmë lojtarët.

Punojmë në stërvitje, por edhe me video. Që t’ua bëjmë më të thjeshtë lojtarëve, që të jenë sa më të përgatitur kur të zbresin në fushë.

Daku? Nuk e kam zakon të flas me lojtarët që kanë mbetur jashtë pas publikimit të listës. Ne e sollëm në Kombëtare Dakun, unë e afrova për herë të parë. Dhe ai bëri mjaft mirë.

Ka bërë një rrugëtim të bukur, ka luajtur shumë mirë. Por dua të shoh lojtarë të rinj tani. Daku ka bërë mirë, edhe Muja ka bërë mirë. Gjithashtu edhe Gjasula, një ‘veteran’.

Nuk është se nuk bëjnë pjesë në planet tona, por nuk mund të merrnim 40 lojtarë në miqësore. Të shohim në maj.

Ata duhet të luftojnë për hapësirat e tyre. E di që lojtarët mërziten, por zgjedhjet përfundimtare do të bëhen në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat