​Mësohet gjysmëfinalisti i parë i FA Cup

Futboll

​Mësohet gjysmëfinalisti i parë i FA Cup

Më: 16 mars 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm të FA Cup, ku edhe e kemi mësuar skuadrën që ka siguruar biletën e parë drejt gjysmëfinales.

Pas më shumë se 100’ minuta lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, skuadra e Coventryt e ka mposhtur në mënyrë dramatike Wolverhampton me shifrat 3:2.

Coventry kaloi në epërsi (1:0) përmes golit të Simms në minutën e 53’, para se Ait-Nouri ta barazonte rezultatin në 1:1 për Wolves në minutën e 83’, ndërsa Bueno shënoi goli e epërsisë (2:1) për “Ujqërit”.

Por, ishin minutat shtesë ato që vendosën fatin e kësaj ndeshje, pasi që Simms e barazoi rezultatin në 2:2 për Coventryn në minutën e 90+7’, kurse Wright i siguroi fitoren mysafirëve në minutën e 90+10’.

Me këtë fitore, Coventry siguron drejt “Wembley” ku do të luajë në gjysmëfinalen e FA Cup.

Rezultati final, 3:2 në favor të Coventry. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat