Shehi: Kundërshtari ishte shumë agresiv

Futboll

Shehi: Kundërshtari ishte shumë agresiv

Më: 16 mars 2024 Në ora: 20:21
Orges Shehi

Partizani u mposht në transfertën me Teutën duke e nisur kështu me humbje fazën e katërt të Superiores. Pas përfundimit të sfidës foli trajneri i të kuqve, Orges Shehi.

“Është e vërtetë që humbëm dhe ndoshta skemi bërë ndeshjen tonë më të mirë, por humbëm nga një goditje standarte.

Duhet të ishim më të mirë vendosur, terreni nuk të le dhe e dija që kjo ndeshje do të vendosej me episode, fitoi kundërshtari dhe mori lojën. Në qoftë se nuk fiton duelet është shumë e vështirë, kundërshtari ishte shumë agresiv.

Duhet ta ndamim skuadrën në dy pjesë por ishim vonë në komandë për të shkuar në mbështetje, nuk dolëm rrjedhshëm me Mba dhe Carën. U bë e vështirë me humbjen e dueleve.

Mikuliçin e futa për shkak të gjatësisë sepse Preka ishte me të kuq dhe mungonte, Vila edhe ndeshjen tjetër që fituam ishte titullar.

Skuka dhe Keko nuk kanë ardhur në formën më të mirë, edhe gjendja e Rrapaj nuk ishte optimale.

Ka ndeshje që disa lojtarë sjanë në formën më të mirë, dy tre herë që neglizhuam ekipi kundërshtar na rrezikoi. Kur merrnim topin, Mba skishte pikë mbështetje dhe u munduam ta zgjidhnim me Tedin në thellësi.

Unë mendoj që skuadrat janë pothuajse të përafërta dhe nëse ul dozën e motivimit ndodh kështu, të humbësh.

Nuk është hera e parë këtë vit, por dhe herët e tjera ka ndodhur kështu, kush ka më shumë grintë dhe vlerëson situatat ja del të triumfojë” deklaroi Shehi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat