Xavi komenton ndeshjen ndaj francezëve në Champions League

Futboll

Xavi komenton ndeshjen ndaj francezëve në Champions League

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:16
Xavi

Shorti i Champions League prodhoi dje përballje tepër interesante në çerekfinale të kësaj gare, ndër to edhe ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës.

PSG do të përballet me Barçën në çerekfinale, dhe trajneri i kampionit spanjoll thotë se skuadra e tij nuk është favorite në këtë ndeshje.

Xavi e komentoi shortin duke thënë se PSG është favorit, por që në anën e Barcelonës është historia dhe trofetë.

“Ne e dimë se Paris Saint-Germain janë sigurisht favoritët për shkak të transferimeve të mëdha që ata i kanë bërë.

Por, mos harroni se ne kemi historinë në anën tonë me më shumë tituj të Ligës së Kampionëve. Jam i sigurt se mund të garojmë, dhe ne do ta bëjmë më të mirën”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat