Arijanet Muriç në formë, me notë fantastike në Angli

Futboll

Arijanet Muriç në formë, me notë fantastike në Angli

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:50
Arijanet Muriç

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka debutuar në Ligën Premier të shtunën, ku skuadra e tij Burnley ka marr fitoren e parë pas dhjetë xhiros, duke mposhtur Brentfordin me rezultat 2-1.

Muriq bëri disa intervenime fantastike për ta shpëtuar Burnleyn në disa raste.

Skuadra mori një gol, por portieri 25-vjeçar ishte pa gjasa që të priste goditjen.

Ishte ndeshja e parë e Aro Muriqit në Ligën Premier, ndërsa në sezonin e shkuar  ai ishte portier i parë i Burnleyt në Championship.

Me paraqitjen e tij tregoi se Vicent Kompany duhet të llogarisë më shumë në të dhe me shumë gjasë do ta ketë sërish startues në ndeshjet e ardhshme.

Muriq është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3 nga SofaScore, pasi gjatë takimit kishte pesë pritje.

Ai dy herë grushtoi topin, ndërsa kishte 12 topa të gjatë të saktë nga 17.

Aro Muriq është ftuar nga Franco Foda për miqësoret e marsit dhe pritet të jetë portieri i parë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat