Thuram zbulon idhullin

Futboll

Thuram zbulon idhullin

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:54
Thuram

Marcus Thuram ka qenë protagonisti i Matchday Programme të Inter-it në ditën e ndeshjes së zikaltërve në San Siro kundër Napoli-t.

Sulmuesi francez është rrëfyer mes idhujve dhe së kaluarës:

“Të gjithë momentet që kam jetuar me një top në këmbë janë pjesë e historisë sime, që kur në fëmijëri shkoja në fushë me babanë tim për të luajtur pas përfundimit të ndeshjeve, në kohën e Barcelona-s, te ndeshja e parë si profesionist te Sochaux në 2015-ën”, ka thënë Thuram.

Mbaj mend se u aktivizova rreth minutës së 80-të, adrenalina ishte e madhe, por ka qenë e bukur, është një kujtim emocionues. Ndërsa te Borussia jam rritur shumë si njëri dhe lojtar sepse kam luajtur në kompeticionet europiane, kam luajtur ndeshje të mëdha dhe kam debutuar me kombëtaren”.

Thuram është i frymëzuar nga lojtarë të ndryshëm të Inter-it:

“Ronaldo është një nga të preferuarit e mi, prindërit e mi më kanë rrëfyer gjithmonë se për të lënë një mbulesë që mbaja gjithmonë me vete në fëmijëri, më thanë se do t’ia jepnin atij dhe vetëm kështu më bindën ta dorëzoja!

“Më pas është Adriano, më pëlqente gjithçka që bënte në fushë dhe kam ëndërruar gjithmonë që një ditë të bëhesha një sulmues si ai. Jashtë futbollit? LeBron James është thjesht më i miri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat