Barça gati të shes mbrojtësin senegalez

Futboll

Barça gati të shes mbrojtësin senegalez

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:54
Faye

Barcelona thuhet se është e hapur ndaj idesë që Mikayil Faje të largohet si huazim ose përgjithmonë gjatë verës. 

Mbrojtësi 19-vjeçar iu bashkua Barçës vetëm verën e kaluar nga NK Kustosija, duke nënshkruar për katër vjet me marrëveshjen që përmban një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro.

Faye është bërë një lojtar i rregullt në formacionin fillestar për Barca Atletic nën drejtimin e Rafa Markez dhe madje ishte pjesë e ekipit të parë fundjavën e kaluar kundër Majorkas.

Pasi ka fituar vetëm kohët e fundit thirrjen e tij të parë në Senegal, Barca tani thuhet se po shqyrton të ardhmen e të riut. Duke pasur parasysh numrin e qendërmbrojtësve në ekipin e parë, katalanasit mund ta shesin atë përgjithmonë nëse vjen një ofertë e lartë

Faye deri më tani ende nuk ka debutuar te skuadra e parë e Barcelonës, derisa për të interesim kanë shprehur disa skuadra angleze. Barcelona e kishte transferuar 19-vjeçarin për 1,5 milionë euro, derisa tani synon që nga largimi i tij të përfitojë rreth 20 milionë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat