Maqedonia e Veriut U-21 i filloi përgatitjet

Futboll

Maqedonia e Veriut U-21 i filloi përgatitjet

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:10
Maqedonia e Veriut U-21

Maqedonia e Veriut U-21 i filloi përgatitjet!

Kombëtarja  U21 e Maqedonisë ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sfidat e ardhshme nga cikli eliminator i marsit për kualifikimin në Kampionatin Europian që do të mbahet në Sllovaki 2025.

Sot në ora 16:00, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski zhvilluan seancën e parë stërvitore në kuadër të minipërgatitjeve për ndeshjet eliminatore kundër Gjibraltarit dhe Suedisë.

Dy ndeshjet nga Grupi 7 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian do t’i luajmë në Shkup, në arenën “Todor Proeski”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat