Miku i trajnerit: Alegri të tentojë të drejtojë jashtë Italisë

Futboll

Miku i trajnerit: Alegri të tentojë të drejtojë jashtë Italisë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:50
Maks Alegri

Nuk është rastësi që Xhovani Galeone, i cili ka qenë gjithmonë një njeri shumë i afërt me Maks Alegrin, ka folur për situatën e trajnerit të Juves me “La Gazzetta dello Sport”, për të cilën deklaroi:

“Drejtori Xhuntoli tha publikisht se klubi e mendon të ardhmen me Alegrin, por ndërkohë vetë trajnerit nuk i ka thënë asgjë për të ardhmen.

Mendoj se edhe nëntë javë para përfundimit të kampionatit Juventusi duhet të konfirmojë Alegrin. Qoftë edhe privatisht, duke i thënë të njëjtat gjëra.

Edhe nëse kanë plane të tjera duhet të tregohen të sinqertë.

Unë nga ana ime do ta këshilloja Maksin për një përvojë larg Italisë nëse largohet nga Torino”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat