Elezi: Duam të fitojmë ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi

Futboll

Elezi: Duam të fitojmë ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi

Nga: K.G. Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:22
Agon Elezi

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka bërë stërvitjen e dytë pas mbërritjes në Antalia, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore që do të zhvillojë më 22 mars me Moldavinë dhe më 25 mars me Malin e Zi.

Futbollisti i Bochumit, Agon Elezit, shpreh optimizmin për këto miqësore. 

“Sa herë që luan për Maqedoninë është shumë e rëndësisheme jo vetëm loja, por edhe rezultati, edhe pse është ndeshje miqësore. Do të na japë një impuls shtesë dhe rritje të vetëbesimit për ndeshjet e ardhshme.

Shpresoj dhe pres të ruajmë atmosferën pozitive nga takimi i fundit. Moldavia dhe Mali i Zi janë skuadra të shkëlqyeshme, ne kemi një gjeneratë të re dhe na duhen këto lloj ndeshjesh”, tha Agon Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat