Kriza e Juventusit

Futboll

Kriza e Juventusit

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:35
Luciano Moggi

Luciano Moggi, në editorialin e tij për “Libero”, ka analizuar momentin e Juventusit, duke kërkuar që nga klubi që ta mbështesin Allegrin deri në fund dhe më pas secili të shohë rrugën e tij.

“Juventusi sigurisht nuk është më i miri, rritja e tij u ndal në 46 pikë, vetëm pas barazimeve dhe humbjeve. Fakti që humbi vendin e dytë karshi Milanit shpalosi kritikat ndaj Allegrit, më shumë se çfarë ndodhi në të kaluarën, duke e fajësuar për mefshtësinë e ekipit.

Shumë thonë se lojtarët nuk e ndjekin, ndërsa klubi e mbështet. Për mua mund të jetë edhe e kundërta, duke qenë se asnjëherë nga drejtuesit nuk është ngritur zëri në ndihmë të trajnerit.

Në futboll vlen shumë ajo shprehja “të gjithë për një, një për të gjithë”, kjo filozofi pune do ta ndihmonte Juventusin për të përmbushur objektivat. Më pas, në fund të këtij kampionati, secili është i lirë të marrë rrugën që dëshiron më shumë”, tha Moggi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat