Frikë

Futboll

Frikë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:03
Cancelo

Joao Cancelo u përjashtua në mënyrë surprizuese nga ndeshja e fundit e Barcelonës në LaLiga, në transfertë ndaj Atletico Madrid.

Dyshimet për një gjendje jo të mirë shëndetësore të portugezit, u shtuan edhe më tepër kur disa prej lojtarëve katalanas ia dedikuan suksesin pikërisht anësorit të mbrojtjes.

Dhe, në fakt disa orë më pas, mediat spanjolle zbuluan se Cancelo ishte lënë jashtë ndeshjes me Atleticon me dyshimin e probleme të mundshme në zemër.

Së fundmi, e përditshmja “Record” thekson se luzitani është në gjendje optimale dhe qetëson ambientin rreth katalanasve.

Cancelo udhëtoi për në Angli ku zhvilloi teste për të zbuluar ndonjë çrregullim të mundshëm në zemër. Por, të gjitha analizat për fat të mirë përjashtuan problemet dhe Cancelo në këtë formë do të vijojë karrierën pa asnjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat