Ish presidenti i federatës: Nuk i kam ikur policisë

Futboll

Ish presidenti i federatës: Nuk i kam ikur policisë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:40
Luis Rubiales

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle te Futbollit, Luis Rubiales, nuk po gjen paqe edhe pasi u largua nga drejtimi.

Së fundmi janë arrestuar 7 persona, ndërsa 5 të tjerë janë nën hetim për Superkupën e Spanjës, e cila në vitin 2019 u zhvillua në Arabinë Saudite, turne që kapi vlerën e 240 milionë eurove.

Prokuroria spanjolle po heton për korrupsion që lidhet me këtë turne, ndërsa në listën e personave mbi të cilët janë lëshuar urdhër arreste është edhe ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Ky urdhër nuk është zbatuar ende pas Rubiales ndodhen në Republikën Dominikane.

I pyetur mbi këtë, Rubiales është mbrojtur duke theksuar se nuk i është shmangur autoriteteve: “Jam totalisht i befasuar nga kjo. Unë punoj në Republikën Dominikane prej afro një muaji.

Në fakt, familja ime dëshiron që Pashkët t’i kalojnë këtu me mua. Nuk kam evituar asnjë aksion i policisë me këtë”, u shpreh Rubiales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat