Malisheva - Llapi, merret vendimi edhe nga Komisioni i shkallës së dytë

Futboll

Malisheva - Llapi, merret vendimi edhe nga Komisioni i shkallës së dytë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:41
Pamje nga një ndeshje

Me datë 18.03.2024 “KF Llapi 1932” ka ushtruar ankesë në procedure të rregullt në shkallën e dytë e FFK-së, gjegjësisht komisionit për ankesa ku janë plotesuar të gjitha kushtet për shqyrtimin e kësaj lënde.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.03.2024 shqyrtoi ankesën e “KF Llapi 1932” me nr Reference 1522/1, ushtruar me datë 18.03.2024 ku atakohet vendimi i komisionit të garave i datës 15.03.2024. Komisioni i ankesave pas shqyrtimit të lëndës duke trajtuar me kujdes të gjitha shkresat dhe aktet normative në fuqi në mënyrë unanime nxjerri këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërteton se vendimi i komisionit të garave për ndeshjen e zhvilluar me datë 13.03.2024 në mes të KF Malisheva dhe ’’KF Llapi 1932’’ ka qenë i drejtë dhe se ankesa e KF LLapi 1932 hedhet poshtë.

ARSYETIM
Komisioni për ankesa në përbërje të plotë me datë 21.03.2024 ka shqyrtuar me kujdes këtë ankesë, të gjitha shkresat e lëndës, vendimin e komisionit të garave dhe në mbeshtetje të rregullores së garave të FFK ka vërtetuar vendimin e komisionit të garave të datës 15.03.2024, duke e cilësuar si vendim të drejtë i cili mbetet në fuqi.

Në ankesen e ’’KF Llapi 1932’’ atakohet vendimi i komisionit të garave duke u thirrur në nenin 62 të propozicionit të garave i cili përcakton rregullat e përgjithshme dhe afatet kohore në procedimin e ankesave në rrjedhen e pergjithshme të kampionatit. Përjashtimisht ketij rregulli kur gjirot zhvillohen të dielen dhe të mërkurën atëherë kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi i saj duhet të bëhet brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes së zhvilluar.

Loja në mes të KF Malisheva dhe ’’KF Llapi 1932’’ është zhvilluar ditën e mërkurë të datës 13.03.2024 dhe gjiroja pasuese në kuadër të kampionatit ka qenë në fundjavë, atëherë për rastin në fjalë duhet zbatuar rregulli i nenit 72, të Rregullorës se garave të FFK-së. Me këtë rast ’’KF Llapi 1932’’ nuk i ka respektuar afatet kohore me rastin e procedimit të taksimit për këtë lendë dhe me të drejtë ankesa është cilësuar e pa afatshme.

Duke u bazuar në të gjitha faktet referuar më lart vlerësohet se vendimi i shkallës së parë është drejtë dhe në perputhje me aktet normative të FFK-së, njofton Haki Xhemajli, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat