A po frikësohet Armenia? Petrakov merr informata nga një serb për Kosovën

Futboll

A po frikësohet Armenia? Petrakov merr informata nga një serb për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 21 mars 2024 Në ora: 17:47
Aleksandër Petrakov

Selektori i kombëtares së Armenisë, Aleksandër Petrakov, në një konferencë me gazetarë është përgjigjur në pyetjet e tyre para ndeshjes së nëserme (17.00) miqësore me Kosovën.

“Kosova ka një ekip të mirë, të gjithë djemtë luajnë në ekipe të mira evropiane.

A do të ketë befasi? Vë bast se nuk do të ketë befasi.

Unë nuk jam një trajner i ri për t'u habitur.

Brenda 10 minutave të para do të kuptoj se si e kam ndërmend të luajë”, tha selektori armen transmeton mediumi i Armenisë “Sport.am”.  

“E pyeta Çançareviç për Kosovën, popullsinë, lojtarët.

Ata janë një ekip shumë i fortë dhe solid.

Ata luajnë mirë, më pëlqen shumë linja mbrojtëse.

Ata kanë lojtarë shumë të mirë që luajnë në ligat më të mira evropiane.

Do të dëshiroja të arrijë një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme.

Ky është futbolli. dhe ne duhet të zgjidhim këtë problem”, tha Petrakov.

Ognjen Çançareviç është serb nga Uzhica e Serbisë dhe deri vitin e kaluar ka qenë si portier pjesë e kombëtares armene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat