Fabia Ruiz: I lumtur te PSG-ja, Luis Enrique më ka dhënë shumë besim!

Futboll

Fabia Ruiz: I lumtur te PSG-ja, Luis Enrique më ka dhënë shumë besim!

Më: 21 mars 2024 Në ora: 17:58
Fabia Ruiz

Pas një fillimi të vështirë, tashmë duket se Fabian Ruiz e ka fituar besimin e trajnerit Luis Enrique.

Në sezonin e tij te dytë te Paris Saint-Germain, mesfushori fitoi rolin e titullarit, duke zhvendosur Manuel Ugarte në hierarki.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet spanjolle, 27-vjeçari deklaroi se ndjehet shumë mirë dhe se është i lumtur me besimin që trajneri Luis Enrique i ka dhënë.

“Sinqerisht ndihem shumë mirë, jam i sigurt dhe i lumtur me besimin që trajneri më ka dhënë.

Disa muaj më parë kisha një dëmtim në shpatull, por u ktheva dhe u rekuperova shumë mirë dhe tani i gjithë ekipi po bën mirë. Kemi dëshirë të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme këtë sezon”-u shpreh Fabian Ruiz.

Fabian Ruiz për këtë sezon 26 paraqitje në Ligue 1, Champions League dhe Coupe de France, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar 4 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat