Enrique: Është ftohtë në Paris, më mungon Asturias

Futboll

Enrique: Është ftohtë në Paris, më mungon Asturias

Më: 22 mars 2024 Në ora: 17:36
Luis Enrique

"Ai këngëtari?", Luis Enrique shmang me batutë komentet për sulmuesin e Milanit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur së fundmi për përshtatjen e tij në Francë.

Spanjolli theksin kryesor e vendosi te klima, ndërsa shtoi në një prononcim të bërë së fundmi se i mungon vendlindja e tij, Asturias-i.

“Në Paris klima është e ashpër dhe e ftohtë. Më mungon Asturias.

Unë dal rrallë me biçikletë, por shpresoj të jem në gjendje të shkoj në qendrën stërvitore me këtë mjet transporti, që më pëlqen shumë, kur moti të jetë më i mirë”-u shpreh Enrique.

Më tej ai foli edhe për përshtatjen me njerëzit si dhe për mësimin e frëngjishtes, për të cilën tha se është tmerrësisht keq.

“Po përpiqem të mësoj frëngjisht për të folur rrjedhshëm, por tani për tani jam i tmerrshëm në të. Të mësosh një gjuhë do të thotë të jesh pjesë e një vendi.

Megjithatë, shumica e njerëzve flasin dhe kuptojnë spanjisht. Ne flasim portugalisht, italisht, Frëngjisht … Kur kam diçka për të njoftuar, e bëj në spanjisht dhe frëngjisht dhe kur më duhet të flas me një person të caktuar, përshtatem“-deklaroi Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat