Nga Qatip Osmani te Armando Cungu, ecuria e trajnerëve të Superiores

Futboll

Nga Qatip Osmani te Armando Cungu, ecuria e trajnerëve të Superiores

Më: 22 mars 2024 Në ora: 18:30
Qatip Osmani t

10 trajnerë në Superiore. Në 28 ndeshje të Superiores, secili ka mesatare të ndryshme pikësh. Ecuria e tyre varet dhe nga numri i ndeshjeve që kanë në stol.

Qatip Osmani mban vendin e parë, për mesataren më të mirë të pikëve. Trajneri i Vllaznisë numëron 2.06 pikë për ndeshje, ndërsa ka 18 ndeshje të Superiores në drejtimin e kuqebluve.

Pas tij vjen Edlir Tetova, që është në krye të Egnatias nga fillimi i sezonit. Me 1.82 pikë për ndeshje kryeson kampionatin shqiptar. Vendin e tretë e mban Dritan Mehmeti.

Trajneri i Dinamos ka mesatare 1.61 pikë për ndeshje. Bledar Devolli i Kukësit vjen më pas me 1.5 pikë, ndërsa ka 4 ndeshje në krye të verilindorëve.

Më pas vjen Gvozdenovic, që si Tetova është prej fillimit të sezonit. 1.43 pikë për ndeshje numëron trajneri i Skënderbeut. Pas tij është Orges Shehi, që regjistron mesatare 1.4 pikë me Partizanin.

Erbim Fagu me vetëm 4 ndeshje në krye të Tiranën ka marrë 1.25 pikë për ndeshje. Martini ka drejtuar në 23 ndeshje, dhe ka mesatare 1.17. Deliallisi që është ndër më jetëgjatët te Erzeni është me 0.96.

Armando Cungu mban vendin e fundit. Vetëm me dy ndeshje në krye të Laçit ka grumbulluar 1 pikë, që japin 0.5 për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat