Kosova U19 pëson humbje minimale nga Spanja

Futboll

Kosova U19 pëson humbje minimale nga Spanja

Nga: K.Goca Më: 23 mars 2024 Në ora: 17:53
Kosova U19

Kosova U19 sot ka pësuar humbje minimale me rezultat 2:1 nga Spanja U19.

Kosova pas fitores me 1:0 ndaj Austrisë, sot përkundër angazhimit nuk ia doli që kthehet me një pikë nga stadiumi “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni.

Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e Muno (34') e Fortuny (50'). 

Futbollisti Eliot Bujupi shënoi në minutën e 79-të për 2:1.

Spanja kryeson me 4 pikë, duke lënë pas Kosovën me 3 sosh në kuadër të Grupit 1 në “Elite Round”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat