Egnatias i rrezikohet vendi i parë

Futboll

Egnatias i rrezikohet vendi i parë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga një ndeshje

Egnatia do të luajë në shtëpi përballë Kukësit, ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, do të zhvillohet më 29 mars dhe starton në orën 15:00.

Skuadra rrogozhinase vijnë në këtë ndeshje me qëllim të qartë 3 pikëshin, pasi kreu u rrezikohet nga Vllaznia ndjekëse.

Në krahun tjetër, Kukësi kërkon pikë “jetike” për të ringjallur shpresat e mbijetesës.

Por në 5 javët e fundit, Egnatia ka më pak të grumbulluara se skuadrat e tjera.

Bashkë me Laçin, numërojnë nga 3 pikë nga 15 të mundshme. Kukësi në anën tjetër ka fituar 2 ndeshjet e fundit. 6 pikë, nga të cilat ka nisur dhe besimi te mbijetesa..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat