Mesfushori i Dinamos lë pas dëmtimin

Futboll

Mesfushori i Dinamos lë pas dëmtimin

Më: 24 mars 2024 Në ora: 12:48
Bakari Gudiabi - majtas

Bakari Gudiabi do të jetë një rikthim i rëndësishëm për Dinamon në ndeshjen e radhës me Skënderbeun.

Mesfushori afrikan ka lënë pas dëmtimin në kavilje që i mohoi derbin me Tiranën.

Që prej së mërkurës ai është bashkuar me grupin, ashtu si dhe sulmuesi Patrik Bardhi.

Shtohen kështu alternativat për trajnerin Dritan Mehmeti. Për Skënderbeun pritet që skuadra të jetë më e plotë, pasi nuk ka asnjë lojtar të skualifikuar për shkak kartonësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat