Anësori kuqezi nuk pritet të ketë shumë minuta me trajnerin e ri

Futboll

Anësori kuqezi nuk pritet të ketë shumë minuta me trajnerin e ri

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:27
Hysaj

Largimi i Mauricio Sarrit nga Lazio pritet të ketë një efekt domino edhe te disa lojtarë.

I pari që pritet të largohet është mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj,

Anësori kuqezi nuk pritet të ketë shumë minuta me Tudor në stol, kjo edhe për shkak të modulit që aplikon trajneri i ri, 3-4-2-1.

“Hysaj kërkon të largohet në fund të këtij sezoni, por kjo nuk pritet të jetë e lehtë, kjo për dy arsye.

E para, ai ka një kontratë deri më 30 qershor 2025, e dyta, përfiton mbi 2 milionë euro në sezon.

Çdo skuadër që do të shfaqë interesim për të duhet fillimisht të negociojë me Lotiton, plus paga e tij, detaje që e ndërlikojnë jo pak largimin e tij nga Lazio”, shkruajnë mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat