Lahm tregon favoritin për të triumfuar në Evropian

Futboll

Lahm tregon favoritin për të triumfuar në Evropian

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:48
Philipp Lahm

Legjenda gjermane e futbollit, Philipp Lahm, e ka cilësuar Kombëtaren e Francës si favoriten kryesore për t’u shpallur kampione e Evropës.

Kampionati Evropian “Euro 2024” do të mbahet gjatë verës në shtetin e Gjermanisë.

Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut beson se Franca mund të regjistrojë sukses më të madh sesa në Evropianin e vitit 2016, kur ishte mposhtur në finale nga Portugalia.

“Franca është favorite. Thjesht sepse ata kanë, do të thoja, 40 lojtarë që janë shumë të talentuar. Ata kanë një grup shumë të ekuilibruar dhe mund të bëjnë lehtësisht ndryshime”, tha ai në një intervistë për “AFP”.

Lahm, që rolin kryesor për organizimin e Kampionatit Evropian në shtetin e tij, parashikoi gjithashtu se “kombëtaret e mëdha evropiane” do të kenë shanset më të mira për të triumfuar, megjithatë, ai theksoi se do të donte të ketë një “ekip surprizë”, siç ishte Islanda në “Euro 2016”.

“Euro 2024” do të nisë më 14 qershor dhe do të mbyllet me finalen e madhe, më 14 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat