Shpërthejnë” ultrasit e Napolit

Futboll

Shpërthejnë” ultrasit e Napolit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:34
Pamje nga një ndeshje

Në Itali nuk kanë fund polemikat në lidhje me Francesco Acerbin. Mbrojtësi i Interit u akuzua nga Juan Jesus për fyerje raciste gjatë ndeshjes Inter-Napoli.

Gjithsesi, Gjykatësi Sportiv vendosi të mos merrte asnjë masë pezulluese kundër Acerbit, pasi nuk arriti të siguronte prova për përdorimin e frazave raciste.

Vendim që është pritur shumë keq në Napoli. Ultrasit e kampionëve të Italisë kanë reaguar me një pankartë të madhe kundrejt 36-vjeçarit.

Të cilën e kanë shpalosur përpara stadiumit “Diego Maradona”, por edhe në pjesë të tjera të qytetit jugor.

“Sistem hipokrit… Acerbi është emblema i këtij sistemi”, shkruajnë ultrasit e skuadrës napolitane.

Ndërkohë, te Napoli kanë vendosur që në ndeshjen e radhës shtëpiake, mbrojtësi brazilian të zbresë në fushë me shiritin e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat