Skuadra londineze kërkon mbrojtësin e Manchester United

Futboll

Skuadra londineze kërkon mbrojtësin e Manchester United

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:14
Hari Meguajer

E përditshmja britanike “The Sun” deklaron se skuadra e Uest Hem do të vijë me një tjetër ofertë për mbrojtësin e Man. United, Hari Meguajer këtë verë.

“The Hammers” shpresuan që ta merrnin ish-kapitenin e United që vjet në verë, por marrëveshja dështoi.

Qendërmbrojtësi qëndroi në “Old Trafford”, në një tjetër seozn me luhatje.

Gjithsesi, trajneri i Uest Hem, Dejvid Mojs, mbetet ende një tifoz i madh i 31-vjeçarit.

Këtë verë, pritet që oferta të jetë rreth 20 milionë euro për lojtarin, më e ulët se vjet duke parë se kontrata e tij me “djajtë e kuq” skadon në verën e vitit 2025.

E ardhmja e Maguire në “Old Trafford” dukej se do të kishte përfunduar kur atij iu hoq kapiteni i klubit në fillim të këtij sezoni.

Gjithsesi, mbrojtësi vendosi të qëndrojë dhe këtë sezon ka luajtur në 13 ndeshje në Premier Ligë, pesë ndeshje më shumë se sa arriti në të gjithë 2022/23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat