Ten Hag: Nuk më interesojnë spekulimet për shkarkimin, drejtimi im është te rezultatet e duhura për Unitedin

Futboll

Ten Hag: Nuk më interesojnë spekulimet për shkarkimin, drejtimi im është te rezultatet e duhura për Unitedin

Më: 30 mars 2024 Në ora: 09:20
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se nuk i interesojnë spekulimet për shkarkimin e tij.

Ten Hag, mes tjerash potencoi se interesi i tij është që ekipi të luajë mirë dhe jo të përqendrohet diku tjetër.

“Fokusi im është te ecja përpara, të luaj në nivelin më të mirë dhe të zhvilloj lojtarë – jo në thashethemet e shtypit”, u përgjigj Ten Hag, kur u pyet nga gazetarët.

“Është Manchester United dhe gjithmonë do të ketë zhurmë rreth klubit, ekipit, menaxherit dhe lojtarëve”.

“Kur je duke punuar në nivelt të lartë të futbollit, mësohesh me të. Kështu që ne nuk na intereson. Lojtarëve nuk u intereson. Nuk më intereson”.

“Ne jemi bashkë në barkë dhe e dimë se duhet të performojmë dhe të marrim rezultatet e duhura për Man United”.

Përndryshe, Unitedi sot do të ketë punë me Brentfordit në udhëtim, duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat