Dinamo - Skënderbeu, një nga sfidat e ditës së sotme

Futboll

Dinamo - Skënderbeu, një nga sfidat e ditës së sotme

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:08
Dinamo

Dinamo – Skënderbeu është një nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Në duel mjaft i rëndësishëm dhe delikat për të dyja skuadrat që kanë si qëllim “Final – Four’.

Dinamo vjen në këtë përballje pas 3 ndeshjeve pa fitore dhe ndaj korçarëve synon 3 pikët për t ëms komplikuar më shumë pozitat e tyre në tabelën e klasifiimit. Për shkak të sfidave të kombëtares Dritan Mehmeti ka pasur kohën e mjaftueshme për të përgatirur ekipin për këtë ndeshje.

Por pavarësisht kësaj, në “Niko Dovana’ në orën 18:00 do të luajë me mungesa. Mehmeti nuk llogarit shërbimet e Fatjon Andonit dhe Albion Markut. Të dy lojtarët ende nuk janë rikuperuar dhe do të mungojnë ndaj korçarëve.

Ndëkohë nga krahu tjetër lajm i mirë për timonierin e “Bluve” ëhstë rikthimi i Goudiaby. Mesfushori me shumë gjasa do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, teksa do të marrë vendin e tij në mesfushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat