Luhet në Laç dhe Durrës

Futboll

Luhet në Laç dhe Durrës

Më: 30 mars 2024 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Superiorja do të luajë ditën e sotme dy sfida mjaft interesante, të cilat janë të vlefshme për javën e 29-të të kampionatit. Do të luhet në Laç dhe Durrës në dy orare të ndryshme.

Fillimisht në Laç do të përplasin “brirët” mes tyre Laçi dhe Partizani, takim që do të startojë në orën 15:00.

Një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë rikthimin te fitorja. Kurbinasit kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar zonës “Play-Out”, ndërsa nga krahu tjetër demat i duan për të mbajtur hapin e kryeuesve.

Në orën 18:00 do të luhet  në “Niko Dovana” mes Dinamos dhe Skënderbeu.

Duel mjaft delikat që vë përballë dy skuadrat që do të luftojnë për “Final – Four”. “Blutë mbajnë vendin e 6-të në klasifikim me 36 pikë, ndërsa korçarët ndodhen në top 4-të me 40 pikë. Kujtojmë se dinamovitët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat