Cristante u jep fund hamendësimeve

Futboll

Cristante u jep fund hamendësimeve

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:06
Bryan Cristante

Mesfushori i Romës, Bryan Cristante është rikthyer të flasë për shkarkimin e Jose Mourinhos nga pankina e verdhekuqve në janar të këtij viti, duke hedhur poshtë me forcë spekulimet se senatorët ishin kundër portugezit.

Cristante zbuloi se i gjithë grupi mësoi për shkarkimin e Mourinhos vetëm mëngjesin e ditës që vendimi iu komunikua edhe portugezit, teksa mohoi edhe të ketë pasur konsultime me pronarët e klubit.

“Nuk ka pasur asnjë klan anti-Mourinho te Roma. Janë të gjitha të pavërteta. Ne mësuam për shkarkimin e tij vetëm mëngjesin e ditës që klubi ia komunikoi zyrtarisht edhe vetë Mourinhos.

Nuk ka pasur asnjë konsultim me senatorët më parë dhe ishte një vendim i befasishëm edhe për ne. Natyrisht disa gjëra nuk po shkonin mirë dhe në situata të tilla, ai që paguan i pari është trajneri, ndonëse nuk ishte ai fajtori”, u shpreh Cristante.

Mesfushori italian foli me superlativa edhe për punën që po bën trajneri aktual i Romës, Daniele De Rossi, që ka rikthyer skuadrën në shinat e duhura dhe po lufton për një vend në zonën Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat