Barcelona kryeson Chelsean në garën për të nënshkruar me Messinhon

Futboll

Barcelona kryeson Chelsean në garën për të nënshkruar me Messinhon

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:49
Estevao Willian

Barcelona kryeson përpjekjet për të nënshkruar me Estevao Willian, i njohur më mirë si Messinho, pasi 16-vjeçari ëndërron të luajë për Blaugranat.

Chelsea ishte lidhur me nënshkrimin e yllit të ardhshëm, por mund të dështojë nëse lojtari zgjedh gjigantin katalanas.

“Mundo Deportivo” raporton se, edhe përkundër lidhjeve me Blues, si dhe Manchester City, Manchester Unitedi, Arsenali dhe Paris Saint-Germaini, ëndrra e lojtarit është të luajë për Barcelonën duke parë lojtarë si Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin.

I pyetur për të ardhmen e tij, Messinho tha më parë: “Të luaj për Barcelonën, e cila është një nga klubet më të mira në botë. Unë kam lindur duke parë Neymarin, Messin dhe Suarezin duke luajtur për Barcelonën dhe kjo është ëndrra që kam”.

“Unë shikoj pothuajse çdo ndeshje të Barçës, jam një tifoz i klubit. Kam admirim të madh për lojtarët që luajnë atje dhe shpresoj të jem gjithashtu atje”.

Messi kishte luajtur në ekipin e parë të Barcelonës për më shumë se dy vjet në kohën kur lindi Messinho, ose “Messi i Vogël”. I riu brazilian ka lindur në prill 2007, Messi bëri debutimin e tij për Barcelonën në moshën 16-vjeçare në tetor 2004.

Nëse Messinho do t'i bashkohet Barcelonës, ai do të bëhet pjesë e një historie të pasur të brazilianëve që luajnë te Blaugranët. Ai do të ndjekë adoleshentin brazilian Vitor Roquen, i cili së fundmi iu bashkua Barcelonës nga Athletico Paranaense.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat