Ancelotti: Një gjë më shqetëson

Futboll

Ancelotti: Një gjë më shqetëson

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:57
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, foli në konferencën për shtyp për të analizuar atë që ndodhi me Vinicius: braziliani, ditët e fundit, është shfryrë për fyerjet e shumta raciste që ka marrë:

“Më vjen keq, thjesht dua të luaj futboll dhe të bëj më të mirën për klubin tim, si dhe për familjen time. Nuk do të doja kurrë të shoh njerëzit me ngjyrë të vuajnë.

“Megjithatë, kurrë nuk kam menduar të largohem nga Spanja, sepse do të ishte sikur t’u jepja racistëve pikërisht atë që duan.

“Nuk do të largohem nga klubi më i mirë në botë. Do të vazhdoj të jem i fortë sepse presidenti Florentino Perez dhe Real Madrid më japin mbështetjen e tyren”.

Trajneri italian është përgjigjur si më poshtë lidhur me këtë çështje:

“Është një çështje shumë e rëndësishme për të dhe ne duhet ta marrim seriozisht. Nuk ka kuptim të vlerësojmë atë që thonë të tjerët për të, ata flasin kot. Çfarë më shqetëson shumë mua? Vinicius nuk do të jetë në gjendje të luaj nesër”.

Los Blancos do të luajnë kundër Athletic Bilbao-n nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat