Llapi ka rast të merr kreun e tabelës

Futboll

Llapi ka rast të merr kreun e tabelës

Më: 31 mars 2024 Në ora: 11:34
Llapi

Ballkani ka gabuar në ndeshjen ndaj Prishtinës në udhëtim, duke i mundësuar Llapit të rrëmbejnë pozitën e parë në renditjen tabelare.

Legjendat kanë një detyrë të rëndësishme para vetës, duke mos lejuar befasinë në Zahir Pajaziti, vendasit duhet të mposhtin Lirinë..

Liria e cila është pa fitore në edicionin pranveror, duhet të luftojnë deri në fund për të shpresuar në mrekulli, ku prizrenasit me një këmbë janë në Ligën e Parë.

Llapjanët kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë takim, ku pritet të krijohet një atmosferë e jashtëzakonshme në tempullin e ‘Legjendave’.

Ndeshja fillon nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat