Interi i Inzagit është në kërkim të rekordeve të reja në Seria A

Futboll

Interi i Inzagit është në kërkim të rekordeve të reja në Seria A

Më: 31 mars 2024 Në ora: 11:53
Simeone Inzagi

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që po bën Inter I Simeone Inzagit, në kampionat do të tentojë të thyejë disa prej tyre.

Më i rëndësishmi është ai i pikëve, që mbahet ng Juventusi i Antonio Kontes me 102. Nëse Interi kërkon ta thyejë nuk duhet të bëjë më asnjë gabim, por t’i fitojë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur nga tani deri në fund të kampionatit.

Një tjetër rekord është ai i ndeshjeve radhazi me gol.

Nëse skuadra e Inzagit do të shënojë kundër Empolit do të arrijë 30 ndeshje radhazi që ka gjetur të paktën 1 gol në Serinë A. Në këtë mënyrë do të barazonte rekordin e Juventusit të Kontes, i cili u ndal në javën e 31 duke humbur 2-0 kundër Napolit.

Një tjetër rekord lidhet me Lautaro Martinezin, i cili kërkon 36 gola në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat