Interi përgatit planin për 28-vjeçarin spanjoll

Futboll

Interi përgatit planin për 28-vjeçarin spanjoll

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:13
Pamje nga një ndeshje

Mario Hermoso është një nga objektivat e Interit për merkaton verore. Qendërmbrojtësi ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Atletico Madrid, teksa deri tani ka refuzuar propozimet e rinovimit.

28-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë në fundin e sezonit nga skuadra e Diego Simeones pas 5 viteve të kaluara te “Colchoneros”.

E ardhmja e tij është e ndarë mes Italisë, Anglisë dhe Arabisë Saudite. Marotta po punon për ta vendosur nën urdhrat e Simone Inzaghit, por kujdes nga Juventusi.

Edhe bardhezinjtë janë të interesuar për shërbimet e lojtarit të prapavijës, i cili përveç qendrës mund të bëjë edhe rolin e mbrojtësit të majtë.

Në ishull e kërkon West Hami, teksa Hermoso pëlqehet edhe nga disa klube saudite. Gjithsesi, Interi ka gati një ofertë për ta bindur të transferohet në Milanon zikaltër.

Kampionët e ardhshëm të Italisë, do t’i ofrojnë mbrojtësit iberik një kontratë deri në 2029 me pagë sezonale 5 milionë euro + bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat